Lajm i fundit/ Plagoset me armë 28- vjeçari në Tiranë, policia jep detajet e ngjarjes

Kliko per me shume info

Ditën e sotme, policia e Tiranës ka njoftuar një plagosje në Rrugën e Dbrës.

Sipas tyre, një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Njoftimi:
Më datë 17.07.2017, rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.

Kliko per me shume info

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 – vjeç .
Sipas të dhënave paraprake 28 – vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here