Në këtë stinë konsumoni sa më shumë pjepër, benefitet e tij do t’ju befasojnë

Kliko per me shume info

Mjekët gjithmonë na këshillojnë të konsumojmë frutat e stinës. Në verë, ne kemi një ‘’arsenal’’ frutash në dispozicionin tonë, ku secila prej tyre ka benefitet e tyre.

Së fundmi mjekët na sugjerojnë pjepërin. Ky frut i ëmbël ofron ul stresin dhe mërzitjen, madje lufton të nxehtin e stinës, si edhe parandalon plakjen e parakohshme të organizmit. Pjepri është i pasur me hekur, kalçium, fosfor dhe me sidomos me Vitamina A dhe C të domosdoshme për organizmin.

Kliko per me shume info

Fruti i pjeprit ofron vlera për kockat dhe dhëmbët. Por pjepri gjithashtu ofron përfitime edhe në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, falë adenosinës, një substance natyrale që ndihmon qarkullimin e mirë të gjakut dhe parandalon infarktet.
Pjepri rekomandohet edhe për ato që vuajnë nga melçia e zezë dhe nga anemia. Sipërfaqe të konsiderueshme me pjepër mbillen në zonën e Ulët dhe Bregdetare të Shqipërisë. Për nga shija dhe aroma, frutat e pjeprit shqiptar cilësohen si nga më të mirët.
Në vendin tonë, pjepri ka kushte shumë të përshtatshme për kultivimin e tij në fushë dhe në mjedise të mbrojtura. Për nga klasifikimi agronomik, sipas ‘Agri.al’
në grupin e pjeprave të kultivuar janë ato të grupit Cucumis Melo, varietet Vulgaris, të cilët klasifikohen në: Pjepëra kantalupo, me foma të rrumbullakëta, të vegjël, ose të shtypur në dy polet, me brinjë pak të dukshëm, me aromë të ngjashme si të ananasit.
Ato janë lloje që në përgjithësi nuk durojnë magazinimin dhe transportet e gjata. Në këtë grupim përfshihen grupi i kultivarëve verore si: Pjepri i Goranxisë; HB – 73, Portokallja, etj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here