Përditësohet WhatsApp, shton një veçori që të gjithë e kemi pritur!

Teknologji

Lajm i mirë për të ‘varurit’ nga WhatsApp – versioni më i fundit i aplikacionit tani ka një veçori të re dhe shumë të nevojshme.

Në WhatsApp mund të dërgonit fotografi, video dhe GIF-a, por tani kjo nuk është e gjitha çfarë mund të bëni në këtë aplikacion.

Përdoruesit e Android dhe iOS tani do të jenë në gjendje që të dërgojnë tek miqtë MP3 dhe PDF, deri në 100MB.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që duan ta përdorin WhatsApp në punë, për të dërguar te dhenat që më herët duhej t’i dërgonin përmes e-mail, transmeton Express.

Përdoruesit do të jenë në gjendje që të zgjedhin gjithashtu edhe fotografi dhe video për t’i dërguar përmes WhatsApp direkt nga ekrani i kamerës.

Versioni më i ri i WhatsApp i bën bashkë në një album gjithashtu edhe fotografitë që ia keni dërguar dikujt.

ME TE LEXUARAT