Patozi shpall “Lëvizjen e re për ringritjen e PD”

Kliko per me shume info

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi njoftoi nga Korça “Lëvizjen për ringritjen e PD” gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike.

Patozi, i cili ka nisur takimet në gjithë vendin kundër garës që po zhvillohet për kreun e PD, thotë se “data 22 korrik nuk mund të jetë dita e kurorëzimit të një kryetari farsë”.

Kliko per me shume info

“Jemi ta gatshëm të ftojmë demokratët të rikthehen në partinë e tyre por nëse do vendosen rregulla të mira loje. Mungesa e lidershipit tonë i dha Ramës atë rezultat të pamerituar sepse ai ka qeverisur keq. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e Partisë Socialiste”, deklaroi ndër të tjera Astrit Patozi.

Nismës për ringritjen e PD që u shpall nga Korça iu bashkuan edhe Ridvan Bode, Gjergji Papa dhe Eleina Qirici.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here