Patozi: Basha “qen i rrahur” përballë Ramës. Po fitoi do ketë kosheren, bletët kanë ikur…

1588
Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi thotë se e sheh si një farsë garën për kreun e kësaj force politike. Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Patozi shprehet se ai dhe demokratët e zhgënjyer do të përpiqem që këto zgjedhje të mos zhvillohen, në mënyrë që t’i hapin rrugë një gare reale.

Sipas tij, PD humbi shumë mbështetës të saj në zgjedhjet e 25 qershorit, duke shtuar se nëse Basha fiton ‘do të marrë në dorë çelësat e kosheres, por bletët nuk do të jenë më aty”.

Kliko per me shume info

Deputeti demokrat thotë se PD duhet të jetë lokomotiva e opozitës, duke ftuar edhe partitë e tjera në një front opozitar. Por sipas tij, këtë gjë nuk mund ta bëjë Basha, edhe nëse zgjidhet sërish kryetar i PD-së.

Nëse Basha shpallet fitues çfarë do të bëni më pas?
Unë nuk kam shumë qejf të flas me nëse. Do përpiqem me të gjitha forcat e mia, bashkë me shumë kolegë dhe demokratë të irrituar me këtë që po ndodh, të ndalojmë konkludimin e një procesi farsë brenda nesh. Nuk duam të lejojmë që 22 korriku të jetë kurorëzimi i një farse të tillë. Por nëse kjo do të jetë e pamundur, edhe pse kemi ende kohë për ta ndalur, atëherë kjo do të jetë ditë shumë e zezë për PD, Shqipërinë, dhe politikën në tërësi, pasi do të jetë humbja e shansit për të pasur një opozitë reale dhe demokratike. Në raste se kjo do të ndodhë Basha do të marrë në dorë çelësat e kosheres, por bletët nuk do të jenë më aty.

Çfarë opozite shihni në 4 vitet e ardhshme, edhe me LSI-në bashkë në Kuvend?
Në rast se do më besohej mua, apo do pyetesha unë se çfarë opozitë duhet të bënte PD, unë do isha i prirur që PD të ishte lokomotiva e opozitës, siç i takon të jetë. Por mbi të gjitha PD duhet të ishte strumbullari që duhet të ftonte çdo forcë opozitare, pa asnjë kompleks, pa u ndikuar nga zhvillimet e fundit, që t’i bashkohej frontit opozitar. Sido që të vejë fati i PD në 22 korrik, jam i bindur se kjo është ajo që duhet të bëjë PD. Edhe pse me fitoren e Bashës, kjo gjë është e vështirë të ndodhë. Më vjen keq ta them por Basha është qen i rrahur përballë mazhorancës aktuale, përballë Ramës në veçanti. Dhe kjo e bën të pamundur që ai të jetë korifeu i opozitës. Kam frikë se një gjë që nuk e bën dot PD me Bashën në krye, do ta bëjnë të tjerët. Nuk është rastësi që Rama e ka identifikuar LSI si opozitë dhe jo PD.

Ne kemi humbur 200 mijë bletë në zgjedhjet që lamë pas. Pra kemi humbur mbi 30 % të kosheres. Nëse thika do çohet edhe më tej, pra Basha ta çojë përçarjen e PD edhe më keq, aty do të mbetet vetëm selia por jo demokratët. Demokratët e zhgënjyer nuk do të merren më me politikë, apo do të angazhohen më forca të tjera, dhe kjo do të sillte shkatërrimin e PD. Sado e fortë të jetë selia apo çelësat nuk e forcojnë dot partinë, PD është forcë, inspirim, vokacion, cilësi që Basha nuk i ka.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here