Nëna ankohet për legalizimin, Rama - kreut të ALUIZNI-t Berat: Jepja lejen nesër, ose dorëhiqu

Aktualitet

Edhe diten e sotme kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesat me qytetarët, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Pasdite, Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Beratit të cilët kanë ngritur shqetësimet e tyre.

Denoncimi live i gruas 80 vjeçare nga Berati gjatë komunikimit të Ramës me qytetarë të këtij qyteti, ka marrë përgjigjen e prerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gruaja 80 vjeçarja denoncoi solloratjen që po i bëjnë zyrat e ALUIZNI-it në Berat për të marrë lejen e legalizimit duke treguar se dosja i ka kaluar pa të drejtë në gjykatë.

Nërgjigje të tij, shefi i ALUIZNI-it të Beratit deklaroi se nuk kishte informacion për këtë dosje që të kishte përfunduar në gjykatë, ndërsa si përgjigje rrufe ka marrë urdhrin e prerë nga Rama që deri nesër 80 vjeçares ti jepet leja, ose në të kundërt drejtori do të japë dorëheqjen.

"Meqë thua është i zgjidhur nesër o merr legalizimin ajo ose ti jep dorëheqjen. Për mungesë informacioni. Ajo ka paguar lekët. Nëse e ka të zgjidhur nesër jepi lejen në dorë ose jepi dorëheqjen Artan Lames atje në Tiranë”, ishte përgjigja e Rames.

ME TE LEXUARAT