Në kampin e Jalës me FRESH-in, ja intervista befauese e Eljo Hyskës: Seks dhe hashash në kamp? Ja e vërteta

Aktualitet

Kryetari i FRESH-it, Eljo Hysko është ''përballur'' me një gazetar së fundmi, duke sjellë një intervistë mbi jetën e FRESH-it. Ai që prej disa ditësh bashkë me 2.200 të rinj është në kampin e Jalës, ndërsa mësohet se “lufta” me LRI-në ka përfunduar.

Në një intervistë dhënë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai tregon detaje nga pushimet në Jal. Gazetari e pyet për rregullat e etikës, për seksin dhe drogën në kamp, ja si u përgjigj ai

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

A do lahet Rama në Jal?

Nuk e di. Por, edhe në qoftë se lahet, nuk do lahet me orë të tëra. Boll rekorde thyem në këto zgjedhje!

Rama ka timonin e qeverisë, të Shqipërisë. Kush e ka timonin te kampi i Jalës, Eljo apo Floida?

Në kampin e Jalës, unë besoj që, sa i përket kësaj vere, e ka FRESSH-i dhe kampionët e FRESSH-it, pasi më shumë se kampi, këtë e tregon rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit. Ne jemi dhjetëra të rinj që punojmë fort, që organizuam fushatën, dhe këtë e treguan rezultatet e zgjedhjeve dhe besimi i qytetarëve.

A pihet alkool, hashash apo a bëhet seks në kamp?

Ne si ekip organizator kujdesemi që në kamp të mos ndodhë asnjë nga këto fenomene. Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit dhe ka masa rreptësisht të ndaluara për pjesën e hashashit.

Po seks, a bëhet?

Nuk i kam hyrë në çadër njeriu, po njerëzit më duken të çtensionuar.

A ka goca të bukura në Jal, për Eljon?

Këtë duhet të vish ta shohësh. Vajzat e FRESSH-it janë vajzat më të mira.

A ka ngacmuar Eljo ndonjë gocë, të LRI-së për më tepër?

Unë dhe ekipi jemi në krye të detyrës e nuk na e lejon koha fizike të kemi impenjime të tjera.

Jashtë kampit të Jalës, a ka Eljo të dashur?

Jo jo, jam ‘single’. Ka qenë një vit i vështirë sa i përket karrierës dhe nuk kam pasur hapësira për t’iu dedikuar jetës personale.

 

ME TE LEXUARAT