Pas 28 korrikut gjoba e asnjë dokument, ja procedura për ndryshimin e vendbanimit

Kliko per me shume info

Pas datës 28 korrik, qytetarët që nuk kanë përputhur adresën e vendbanimit me gjendjen civile do të gjobiten me 10 mijë lekë. Përpos këtij fakti, ata nuk do të mund të marrin më asnjë dokument si certifikatë apo vërtetim banimi pranë gjendjeve civile ku kanë qenë të regjistruar, ndërkohë që banonin në një qytet apo njësi tjetër të Tiranës. Përgjegjësja e Zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative Nr.3 në Tiranë, Alma Çaushi, bën të ditur se afati i fundit për deklarimin e ndryshimit të vendbanimit është data 28 korrik.

“Procesi i ndryshimit të vendbanimit në Njësinë Administrative Nr.3 po vijon normalisht, nuk kemi fluks mbingarkese. Qytetarët që nuk kanë bërë deklarimin e vendbanimit brenda datës 28 korrik, pas kësaj date do të gjobiten me 10 mijë lekë për ndryhsimin e vendbanimit.” tha Çaushi.

Kliko per me shume info

Ajo sqaron se është e detyrueshme që qytetarët të transferojnë gjendjen civile në njësinë ku ata banojnë.

“Duhet të çojnë gjendjen civile atje ku kanë vendbanimin, është e detyrueshme. Ka qenë e detyrueshme, por për arsye që qytetarët t’i sillnin të gjithë brenda kësaj periudhe është hequr, është bërë një pauzë 6-mujore që të mund t’i sillnin lejet e bainimit atje ku ata banojnë dhe pas kësaj date do ketë penalitete. Duhet të paraqesin dokumentin e shtëpisë, fotokopjen e kartave të idenditetit dhe bëhen banorë direkt, shërbimi është online.”, theksoi me tej Çaushi.

Brenda muajit qershor vetëm në Njësinë Administrative Nr.3, që përbëhet nga 44 mijë e 600 banorë janë lëshuar 30 leje të reja banimi.
Në janar të këtij viti, qeveria vendosi që brenda një periudhë 6-mujore ndryshimi apo deklarimi i vendbanimit të kryhej pa asnjë pagesë. Regjistrimi fillestar i vendbanimit apo ndryshimi i tij bëhet jo më vonë se 30 ditë nga ardhja në këtë vendbanim.
Në rastin e qytetarëve që kanë më shumë se një banesë në pronësi, duhet të deklarohet vendbanimi ku ata jetojnë prej më shumë se 6 muajsh, citon oranews. Në këtë adresë qytetarët do të paguajnë të gjitha detyrimet, përfshirë edhe ato të banesës tjetër.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here