Ndryshimi i adresave, zyrat e gjendjes civile të hapura edhe në fundjavë

Aktualitet

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë me dije se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura edhe këtë fundjavë, në datat 22 e 23 korrik.

Kjo, me qëllim që t’u lehtësojnë shtetasve regjistrimin e vendbanimit pranë zyrave të GJC nën juridiksionin e së cilës ndodhet banesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për procedurën e regjistrimit ose të ndryshimit të vendbanimit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me dokumentat e mëposhtme:

1. Fotokopje të letërnjoftimit për çdo person madhor, anëtar të familjes;

2. Dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qeramarrjeje, huadhënieje, përdorimi, banimi, apo çdo dokument tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës.

Siç është njoftuar edhe më parë, afati i fundit për të kryer regjistrimin është data 28 korrik 2017, pas të cilit çdo regjistrim do të kryhet kundrejt gjobës.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë shtetasve që nuk kanë të regjistruar adresën e banimit të kryejnë sa më shpejt këto procedura.

ME TE LEXUARAT