Ministri teknik i qeverisë Rama fiton gjyqin me Mimi Kodhelin...

Politikë

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka fituar betejën në Gjykatë më Ministrinë e Mbrojtjes, duke u rikthyer në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura.

Në këtë mënyrë, Demiraj ka fituar të drejtën për të qenë sërish pjesë e Forcave të Armatosura. Në studion e Ora News, Demiraj tha se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para, edhe pse është pak për ta quajtur sukses. Madje shtoi: “Eshte bere presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më konkretisht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra.

Po ashtu, të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Ministrisë së Mbrojtjes.

ME TE LEXUARAT