Milani vijon me blerjet, synon të marrë Ronaldon

Sport

Milan nuk po ndalet. Drejtuesit e kuq e zinjëve, janë duke u përpjekur të sjellin në "San Siro" edhe njeriun që do garantojë golat për sezonin e ri.

Synimi i radhës mësohet të jetë për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi. Sipas "Sky Sports", drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massimo Mirabelli kanë shfaqur interesim për Cristiano Ronaldon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fassone dhe Mirabelli kanë pasur një takim me menaxherin portugez, Jorge Mendes në Sardenja ku kanë biseduar rreth transferimit të mundshëm të Diego Costas nga Chelsea.

Por, gjatë takimit Fassone dhe Mirabelli e kanë pyetur Mendesin edhe rreth situatës së Cristiano Ronaldos.

Kuqezinjtë kanë shprehur gatishmërinë që ta transferojnë portugezin nëse ky i fundit vendos që të largohet nga Real Madrid. Më herët ishte përfolur se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Real Madrid ndaj kjo ka bërë që Milani të hidhet në sulm.

ME TE LEXUARAT