“Më ngacmoi dhe tentoi të më fuste me zor në makinë”, denoncimi i minorenes prangos 42-vjeçarin

Aktualitet

Policia e Bulqizës deklaroi diten e sotme se ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili ka ngacmuar seksualisht një minorene. Mësohet se ka qenë vajza me inicialet D.N., 16 vjeçe që ka bërë kallëzim në policinë e Bulqizës.

Ajo ka rrëfyer se 42-vjeçari Zafir Gj. E ka ngacmuar seksualisht me fjalë dhe më pas ka tentuar ta marrë me forcë në automjetin e tij. “Isha duke ecur në rrugë. Mu qep nga pas dhe filloi të më ngacmonte. U përpoqa të ikja por ai më kapi nga krahu dhe donte të më fuste me forcë në makinë”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas kallëzimit nga specialistët e policisë është bërë kapja e shtetasit të lartpërmendur, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager ka rezultuar i dehur në masën 0.62 mg/l.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera shtetasi i lartë përmendur është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe “Vepra të turpshme”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT