Mbi 15 ton drogë e magazinuar, SHISH zbuloi “Lazaratin” e dytë

2468
Kliko per me shume info

Gjykata vendosi arrest me burg për 7 banorë të fshatit Drithas Llakatund në shtëpitë e të cilëve u sekuestruan tonelata me hashash, të dyshuara se ishin magazinuar nga kultivimi i bimës narkotike të një viti më parë.

Ndërkohë, gjykata la të lirë kryeplakun e Drithasit, Balil Gjata, i cili sipas autoriteteve kishte për detyrë të njoftonte drejtësinë për çfarë ndodhte në fshat. Detyrim paraqitje u dha edhe për inspektorin e policisë së zonës, Avdyl Sinanaj, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Kliko per me shume info

Burimet thonë se informacioni paraprak është përcjellë nga shërbimi sekret për një banesë ku ishte grumbulluar sasi e konsiderueshme droge, ndërkohë që kontrollet e mëpasshme zbuluan edhe banesa të tjera ku mbahej drogë, ndërsa gjatë krehjes së zonës, një sasi prej 696 kilogramësh hashash u hodh në një përrua për t’i shpëtuar përgjegjësisë.

Për episodin e parë Prokurorja tha se shtetasit Myzafer dhe Ervin Tushaj, babë e bir kishin grumbulluar më shumë se nëntë tonë drogë në banesën e bashkëfshatarit të tyre, Zaho Aliraj, i cili prej dy vitesh nuk jeton në Shqipëri.

Por, të dy ata e kanë mohuar lidhjen me drogën, ndërsa ajo që do të zbulojë implikimin e tyre janë veprimet e mëtejshme hetimore.

Episodi i dytë ka nën akuzë sërish një banor të fshatit Drithas, Rakip Arapajn, në shtëpinë e të cilit u zbuluan 5 tonë drogë. 58-vjeçari heshti para gjykatës dhe për Prokurorinë është e lehtë të provojë pozicionin e të dyshuarit.

Në arrest me burg u lanë edhe Kudret dhe Elidon Tushaj pasi në një magazinë pranë shtëpisë së tyre u bllokuan 33 kilogramë hashash, citon top channel. E njëjta masë u dha edhe për efektivin Lirim Lamaj, gjithashtu banor në fshatin Drithas, sepse në oborrin e banesës private policia asgjësoi 270 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here