Marina Vjollca ‘’braktis’’ Top Channel. Ja televizioni ku shkon bukuroshja dhe plani i saj

Showbiz

Preantuesja Marina Vjollca, i bashkohet familjes së madhe të Tv Klan.

Mësohet se Marina në shtator, vjen në ekranin e Tv Klan me një program të sajin, detajet rreth të cilit pritet që të zbulohen nga drejtuesit e televizionit, shkruan sajti i televizionit. Marina Vjollca u bashkohet kështu emrave më të njohur të Tv Klan, si Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Arian Çani, Rudina Magjistari, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, Alketa Vejsiu e Aldon Lipe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sezonin e kaluar, Tv Klan arriti të bënte pjesë të tijin aktorin e humorit dhe prezantuesin e mirënjohur Ermal Mamaqi, duke sjellë për publikun një prej emisioneve më të suksesshëm në vend, “Xing me Ermalin”.

 

ME TE LEXUARAT