Maqedoni, aksidentohet me makinë ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj

Aktualitet

Ish-ministri shqiptar i Financave Arben Ahmetaj perfshihet ne aksident me makine ne Maqedoni. Katërmbëdhjetë persona janë lënduar në një aksident të rëndë i cili ndodhi pasditën e sotme në rrugën Tabanoc - Kumanovë.

Në aksident kanë marrë pjesë një autobus dhe dy makina. Nga MPB për Telma kanë vërtetuar se mes të lënduarve është edhe ish ministri i financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj.

Nga aksidenti, dy persona me lëndime më të rënda trupore janë transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar në spitalet e Kumanovës. Nga MPB ende nuk ka detaje se si është shkaktuar aksidenti, shkruan “Zhurnal”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I menjëhershëm ka qenë edhe interesimi i zv.ministrit të punëve të brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu, i cili ishte në vizitë tek ish ministri i financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ku i shprehu keqardhje dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.

Ndërkohë për JOQ një qytetar ka shkuar:

Jam nga Kumanova qellova rastesisht posa ndodhi aksidenti. Thane se ne range rover gjindet ministri i financave te shqiperise, Arben Ahemtaj. Rasti ka ndodhur ne Kumanove. Fotot jan bere para 1 ore ne hyrje te Kumanoves pasi e kalon kufirin nga Serbia qe futesh ne Maqedoni. Autobusi vinte nga Zvicrra me udhtare dhe sapo kishte kaluar kufirin e Serbise dhe ishte futur nja 10 km ne Maqedoni. Ndersa range roveri sdi na shkonte vetem se ndegjova plicet duke thene se ne range rover ishte ministri i finansave te shqiperise dhe i derguan urgjent per ne spitalin shteteror te Shkupit", përfundoi ai.

 

ME TE LEXUARAT