Makina futet në trotuar, aksidentohet rëndë 18 vjeçari në Tiranë

1173
Kliko per me shume info

Një aksident i rëndë është raportuar në Tiranë pak minuta më parë në zonën e “Zogut të Ri” në kryeqytet te kryqëzimi i “Don Boskos”.

Mësohet se një makinë është futur në trotuar dhe ka aksidentuar një qytetar.
Njoftimi:
Më datë 17.07.2017, rreth orës 11:59, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një aksident të ndodhur në rrugën e “Don Boskos”. Në vendngjarje kanë arritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Kliko per me shume info

Nga verifikimet paraprake rezulton se është përplasur shtetasi A. N., 18 vjeç nga mjeti i tipit “Volksvagen”, me drejtuese shtetasen M. F.
Shtetasi i aksidentuar ka qënë duke kaluar rrugën e “Don Boskos” ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volsvagen”.
Shtetasi është transportuar me ambulancë në spital ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Sipas policisë, shkaktar u bë shoferi i “Fiat”-it, Hasan Bregasi, 41 vjeç, i cili në gjendje të dehur përplasi një Benz dhe një Ford. Ngjarja që shkaktoi kaos ndodhi rreth orës 19:30, në afërsi të “Kolegjit Turk”.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: Hasan Bregasi 41 vjeç, banues në Plazh. Më datë 16.07.2017, rreth orës 19:30, afërsi të “Kolegjit Turk” duke drejtuar mjetin tip Fiat ka goditur mjetet tip Benz dhe Ford me drejtues shtetasit M.N. dhe K. R. Bregasi rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here