"Lulzim Basha shkatërroi jo vetëm PD, por gjithë të djathtën shqiptare"

Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga kritikët e Lulzim Bashës, e ka akuzuar kryetarin e “vetëngrirë” se ka shkatërruar të gjithë të djathtën shqiptare me marrëveshjen që bëri me Kryeministrin Edi Rama para zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Lulzim Basha me marrëveshjen që bëri me Edi Ramën nuk shkatërroi vetëm PD, por shkatërroi krejt të djathtën shqiptare. Parti të tjera si Partia Republikane, një zë origjinal brenda të djathtës, u zhdukën nga skena”, tha ndër të tjera Besnik Mustafaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-deputeti i PD e quajti garë false atë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike dhe bëri thirrje për një proces të rregullt dhe transparent.

Këto deklarata Besnik Mustafaj i bëri gjatë një takimi te Akademia e Arteve në Tiranë me figura të tjera PD që janë kundër Lulzim Bashës.

ME TE LEXUARAT