LSI zbulon emrin: Ja biznesmeni i PS-së që vjedh ujin e pijshëm

Aktualitet

Këshilltarët e LSI-së kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët para Bashkisë së Tiranës, ku kanë përmendur edhe emrin e deputetit të PS-së, që sipas tyre vjedh ujin e pijshëm.

Sipas tyre, ai është Xhemal Qefalia. Gjithashtu, ata kanë treguar edhe dy propozime të tyre për ngritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kërkojnë që të ketë çmime të diferencuara për bizneset dhe qytetarët në nevojë. “Kërkojmë nga Bashkia e Tiranës, që për disa kategori biznesesh çmimi i ujit të mos ndryshojë.

Gjithashtu, propozimi i dytë lidhet me familjet që janë në skemë të ndihmës sociale”, tha Endrit Braimllari, deputet i ri i LSI-së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

“Sipas qytetarëve, Xhemal Qefalia është një biznesmen i PS-së që nuk e paguan ujin e pijshëm në bizneset e tij”, thanë këshilltarët e LSI-së, citon panorama.

ME TE LEXUARAT