Leo Messi nuk di të kërcejë, Video

Showbiz
Leo Messi nuk di të kërcejë, Video

Në fushë është gjeni, por në pistën e kërcimit është krejt e kundërta dhe Leo Messi këtë e tregoi gjatë dasmës së tij.

Ylli argjentinas i futbollit shihet qartë në një video të xhiruar në dasmën e zhvilluar në Rosario të Argjentinës që nuk di të kërcejë fare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një përdorues i Twitter shprehu habinë e tij për mungesën e ritmit në kërcim të futbollistit të Barcelonës: “Kërcimi i Messit të çudit kur merr parasysh që në fushë ka ritëm dhe lëvizje elegante”.

Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si "dasma e shekullit".

Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze. Rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit.

ME TE LEXUARAT