Ky është maturanti më i famshëm në botë, shikoni çfarë bëri në mbrëmjen e maturës

Kliko per me shume info

Një maturant në Britaninë e Madhe u bë i famshëm në tabloide dhe rrjete sociale, pasi organizoi një hyrje ekstravagante në hotelin ku do të mbahej festa solemne për diplomimin e gjeneratës së tij.

Adoleshenti Zain Kayani shkoi në hotel për mbrëmjen e maturës me një varg veturash luksoze me vlerë rreth 600 mijë euro, duke përfshirë një Rolls Royce super luksoz.

Kliko per me shume info

Gjithë këtë flotë veturash, vëllai i tij ia ka marrë me qera si dhuratë për diplomim në shkollën e mesme.

Kur ai zbriti nga vetura, po e prisnin një ekip i tërë xhirimi, që ishin punësuar me qëllim që gjithë këtë ngjarje ta regjistrojnë në një video, transmeton gazetametro.

Kayani doli nga makina, menjëherë tymueset me ngjyrë dhe elemente të tjera ekstravagante shpërthyen, duke bërë që ai ta ketë tërë vëmendjen për vete.

Kayani tha se mbrëmja e maturës ndodh vetëm një herë në jetë dhe për këtë, ai donte që ajo të dukej sa më speciale për të.

Sipas të dhënave, në Britaninë e Madhe në 2016 shpenzimet e familjeve për rroba luksoze dhe elemente të tjera u rritën me 72 për qind.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here