Kurbin, sherr për pronën, vëllai qëllon me çifte drejt vëllait të tij

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Fushë-Mamurras të Kurbinit, ku një konflikt pronësie mes vëllezërve ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Policia bën me dije se B.S. dhe A.S., përkatësisht 49 dhe 53-vjeç dyshohet po ndërtonin nga një objekt pa leje secili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

A.S. ka penguar vëllanë për ndërtimin që po bënte, ndërsa B.S. i është kundërpërgjigjur duke e kanosur dhe e goditur me mjete të forta.

Në një moment, ai ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të tij me armë gjahu tip “Baikal”, me leje.

Blutë bëjnë me dije se A.S. nuk është dëmtuar nga të shtënat, ndërsa vëllezërit u arrestuan për veprat penale: Kanosja; Ndërtimi i paligjshëm dhe dhuna në familje.

ME TE LEXUARAT