Kukësi humb ndeshjen e parë në Champions League

Kliko per me shume info

Kukësi ka humbur takimin e parë historik në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht nga Sheriff Tiraspol me rezultat 1-0, të cilin gol klubi shqiptar e mori pas ekzekutimit të një penalltie.

Djemtë e trajnerit Ernest Gjoka humbën 1-0 në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspol, një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e fitores dhe të kualifikimit në takimin kthyes.

Kliko per me shume info

Vendasit kishin iniciativën në fraksionin e parë, por falë meritës së portierit Koliçi nuk arritën të prishin ekuilibrat, ndërsa fati ndihmoi Kukësin në rastin e dy shtyllave.

Alberto Serran bëri një faull me dorë në zonë, duke sjellë penallti, ku pas ekzekutimit nga pika e bardhë Badibangas kaloi klubin e tij në epërsi, duke vendos edhe rezultatin e fitores.

Sfida e kthimit në Shqipëri mes Kukësit dhe Sheriff Tiraspol, do të zhvillohet më 19 korrik.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here