Kujdes energjinë! OSHEE: Është rritur ndjeshëm konsumi

Aktualitet

Tharja e burimeve ujore ka bërë që të ulet prodhimi venndas i energjisë dhe pjesa më e madhe e konsumit ditor të sigurohet nga importi.

OSHEE do shpenzojë 17 milione euro në korrik. Kompania sqaron se situata problematike energjetike ne vend ka detyruar që tu bëjë thirrje qytetareve për të përdorur në mënyrë të kujdesshme energjinë elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

OSHEE thotë se ditët e fundit, për shkak të temperaturave të larta, konsumi i energjise, është rritur ndjeshëm, dhe kjo ka bërë që operatori të ndërhyje në sistem.

Nderhyrjet janë stakimet. Duke qënë se parashikimet flasin për temperatura në nivele te larta edhe për ditët në vazhdim, OSHEE fton qytetarët që të përdorin me kujdes energjinë, në veçanti pajisjet elektroshtepiake, kryesisht në oraret e pikut, 10.30 – 14.00 dhe 19.30 – 21 .00.

Operatori i Shpërndarjes së Eenergjise Elektrike njofton se edhe pse në një periudhe me prodhim të reduktuar energjie, janë marrë të gjitha masat për furnizimin e popullatës me energjinë e nevojshme.

ME TE LEXUARAT