Ku po shkon shoqëria shqiptare? Zbulohet fakti, pse djali 21-vjecar vrau me tre plumba babain

Aktualitet

Djali vrau babain pas sherrit per ndertimin e nje bordure betoni ne oborrin e shtepise ne Babrru! Prej vitesh tashme ne Shqiperi njerezit vrasin per motive te tilla banale, duke ngritur doren ndaj te afermit dhe prindit per ti marre jeten pergjithmone. Pas tre javësh në familjen Metallari do të bëhej dasma e vajzës së madhe. Përgatitjet kishin filluar dhe djalit të tyre 21 vjeç, prindërit i kishin lënë në porosi ndërtimin e një muri në oborr. Mur i cili solli edhe ndarjen e përjetshme të babait të tyre. 21 vjeçari, Metallari, nuk mundi të ndërtonte këtë pjese betoni gjë e cila ka revotuar babain e tij. Ata kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Derisa i riu ka hyrë në banesë dhe ka marrë armën e babait të tij polic. i është drejtuar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë. E ëma e ka parë të gjithë ngjarjen. Edhe pse tentoi të qetësonte sado pak konfliktin mes babait dhe të birit, nuk ja doli. Mirald Metallari e qëllon edhe atë duke e lënë të plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur pa prindërit e shtrirë përtokë e të gjakosur, Metollari kalon në gjendje shoku. Nga vrasës ai përpiqet të kthehet në shpëtimtarin e tyre. Babi ndërroi jetë në vend, ndërsa mamanë e dërgon në spital me makinë.

Ndërsa 21 vjeçari ishte rrugës për në spitalin ushtarak, banorët e lagjes njoftojnë policinë.

Kjo e fundit e arreston autorin rrugës teksa po dërgonte mamanë e tij për në spital.

Ka qenë e vështire për policine ti marrë dëshminë 21 vjeçarit që vrau babain e tij dhe plagosi nënën.

Gjendja e tij psikologjike është tepër e rënduar.

E vetmja gjë që ka mundur të shprehë është pendesa për atë që i shkaktoi familjes së tij.

Me pak fjalë ai rrëfeu për debatin që pati me babain e tij, por pa qenë i qartë për shkak të tronditjes.

Mirald Metallari nuk është person me precedent penal dhe nuk njihet si person problematik në zonë. Edhe të afërmit thonë se në familjen e tyre nuk ka pasur debate dhe kjo që ndodhi ishte e papritur për të gjithë./abcnews

ME TE LEXUARAT