Krim në familje në Gjermani, shqiptari vret gruan dhe të dashurin e vajzës

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Nurentingen të Gjermanisë, ndërsa protagonistë janë një familje shqiptare nga Kosova. Sipas mediave vendase, një shqiptar 52-vjeçar nga Kosova ka qëlluar me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij 45-vjeçe si dhe të dashurin e vajzës së tij.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në banesën e shqiptarëve, pas një zënke mes burrit dhe gruas. Pas zënkës 52-vjeçari ishte larguar nga banesa për t’u rikthyer me një armë rreth orës 22:30 me orën lokale, raporton media gjermane ‘Bild’.

Kliko per me shume info

Pasi qëlloi gruan për vdekje, shqiptari nga Kosova identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qëlluar mbi të dashurin e vajzës duke e lënë edhe atë të vdekur.

Vajza e tij ka tentuar ta ndalojë, por nuk ka mundur. Pas vrasjeve policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar 52-vjeçar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here