Krim i rëndë në Shijak, qëllohet me 19 plumba një banesë, por pronari i saj…

Aktualitet

Policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht se një 52-vjecar, nuk ka kallëzuar krimin pasi në drejtim të banesës së tij persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. {ronari i baneses mesohet se nuk ka njoftuar policinë.

Breshëritë e kallashnikovit janë dëgjuar në orët e para të ditës së djeshme, më saktësisht rreth orës 04:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë

5.Më datë 22.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A. Ç. vjeç 52 banues në Shijak, pasi në orën 04:00, në banesën e tij, persona të paidentifikuar, kanë gjuajtur me armë zjarri banesën dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan 19 gëzhoja automatiku. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 300, 301, 278/4, 150 dhe 84 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT