Kreu i ALUIZNI replikon me ish-ministrin e LSI: Corapja e administratës, plot vrima

Politikë

Shkarkimi i drejtorit te ALUIZNI ne Berat ka sjelle debate e reagime mes PS dhe LSI. Ylli Manjani ish-minuister drejtesie ka reaguar ne lidhje me shkarkimin, duke shkruar: Mirë drejtor mavrinë po me zyrën e ALUIZNI-t cpate o Lame?!. Ju bëri ccorap plaka mediatike ndërkohë që komshinjtë e saj ulërasin nga padrejtësia.

Por drejtori i ALUIZNI-t ne qender, Artan Lame, ka reguar duke thene se ALUIZNI ne Berat ka pasur probleme te vazhdueshme. Ja cfare shkruan Lame ne faqen e tij zyrtare:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ylli,

Plaka nuk ishte mediatike, përkundër, e bënë mediatike, se ishte çështje në interes të të gjithëve. Plaka nuk na bëri çorap, përkundër, vuri në dukje vrimat në çorapet e shtetit.

Dhe po i deshe vrimat, ca t’i them unë.

Drejtoria Berat është nga më të prapambeturat në procesin e legalizimeve. Arsyet janë shumë, por drejtoria e atjeshme pagoi për kusuret e veta.

Drejtoria Berat përgjatë vitit 2017 ka marrë disa vërejtje në performancën mujore që bëhet me të gjithë drejtorët. Po s’më besove mua, pyet cilindo prej drejtorëve të tjerë të ta thojë.

Drejtoria Berat ka probleme bashkëpunimi edhe me një sërë institucionesh të tjera që nuk funksionojnë, ndër të cilat fort edhe zyra e Hipotekës dhe këtu s’ke nevojë për dëshmitarë, se jemi marrë bashkë ne të dy që ta ndreqnim atë punë e atë zyrë, e dot se ndreqëm.

Dhe siç e kemi thënë bashkarisht sa e sa herë, çorapet e administratës janë plot vrima që duhen zënë njëra pas tjetrës që të ecë siç duhet.

A.

ME TE LEXUARAT