Kanceri i mushkurive tashmë jo një sëmundje pa shërim, ja ilaçi që do t’ju vijë në ndihmë

Soft

Kanceri i mushkërive tashmë e ka një ilac, sipas shkencëtarëve kanadez.

Ky ilac, do të jetë në qarkullim brenda gjashtë deri dymbëdhjetë muajsh.

Kështu ka paralajmëruar Igor Stagljar, profesor i sektorit të biokimisë dhe të gjenetikës mjekësore në Universitetin e Torontos, transmeton Koha.net raportimin e medieve kroate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai këtë njoftim e bëri në Konferencën Ndërkombëtare në Split. Siç tha ai, tashmë ka përfunduar studimi trevjeçar i tij.

“Deri tash nuk kam guxuar të flas për këtë, por as nuk kam dashur të them gjë publikisht për diçka që nuk është 100 për qind e sigurt. Por tani mund të them se po dalim me ilaçin kundër formës më të shpeshtë të kancerit të mushkërive”, tha Stagljar.

Bëhet fjalë për kancerin e mushkërive të shkaktuar nga mutacione në proteinën EGFR.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm për ata që vuajnë nga kjo sëmundje, prej të cilës çdo vit vdesin 1,6 milionë njerëz”, tha ai.

ME TE LEXUARAT