A ka shqiptarë të lënduar nga tërmeti në Greqi? Ambasada jep të dhënat

Aktualitet

Vetem pak ore pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Righter që goditi mbrëmjen e djeshme Detin Egje pranë bregdetit turk dhe grek, ambasada shqiptare në Greqi jep informacionet e para për të lënduarit dhe viktimat.

Sipas ambasadës sonë atje mes të plagosurve nga tërmeti nuk ka shqiptarë. Po sipas saj, viktimat e gjetura nën rrënoja janë një shtetas turk dhe një suedez.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tërmeti u regjistrua në ora 1:31 sipas kohës lokale në thellësi prej 7.8 kilometra, njofton Agjencia shtetërore për menaxhim me kriza (AFAD).

Pas tërmetit janë regjistruar edhe 40 dridhje tjera të fuqishme nga 3 deri në 4.6 ballë.

Deklarata:

“Pas interesimit tonë pranë Zyrës së Shtypit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, nga tërmeti në ishullin Kos, deri tani ka njoftim zyrtar për humbjen e jetës së dy shtetasve (nje turk dhe një suedez). Gjithashtu ka 7 të lënduar rëndë por jashtë rrezikut për jetën, ndërmjet tyre nuk konfirmohen shtetas shqiptar. Njoftohet dhe për 130 të lënduar lehtë”.

ME TE LEXUARAT