Jeni përdorues i iPhone? Ja gabimi më i madh që po bëni

Teknologji

Një nga gabimet më të mëdha që bëni me iPhone nuk duket në fakt si i tillë, por si i dobishëm.

Por miliona njerëz që kanë këtë telefon të Apple, thjesht harxhojnë kohë, bateri dhe energji çdo ditë.

Përdoruesit e iPhone mundohen që ti mbyllin me forcë aplikacionet në një kohë kur kjo nuk është e nevojshme. Ekspertët paralajmërojnë se nuk është e nevojshme t’i mbyllni aplikacionet me forcë, që realizohet duke e shtypur dy herë butonin “Home” dhe më pas heqja e aplikacioneve që tashmë është një praktikë e zakonshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eksperti i Apple, John Gruber thotë se kjo praktikë bazohet në një ide të gabuar se si punon iOS në iPhone dhe iPad. Madje kjo mund të jetë dhe kundërproduktive.

Njerëzit mendojnë se është e rëndësishme të mbyllen aplikacionet pasi nuk ju merr atyre shumë memorie apo bateri kur nuk janë në ekran. Por është e gabuar.

“Sistemi iOS është projektuar në atë mënyrë që asnjë nga këto justifikime për të mbyllur me forcë aplikacionet nuk është i vërtetë”, shkruan ai në Daring Fireball. Aplikacionet në ekran janë ‘të ngrira’, të kufizuara ndjeshëm dhe duke liruar RAM që përdoret, transmeton tch.

Kur një aplikacion mbyllet me forcë, do të thotë që do të hapet nga e para kur ta hapni sërish atë aplikacion. Kjo nga ana tjetër do të thotë se duhet të kryejë të gjitha ato veprime intensive që mund të shmangen nëse i lini aty ku janë./telegraf

ME TE LEXUARAT