Itali, goditet klani mafioz “Brancaccio” me 60 milionë euro pasuri

Bota
Itali, goditet klani mafioz “Brancaccio” me 60 milionë euro

Policia italiane në bashkëpunim me Prokurorinë e qytetit të Palermos ka realizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një megaoperacion i cili ka çuar në arrestimin e 34 personave anëtarë të klanit mafioz sicilian Brancaccio. Arrestimet janë kryer në rajonet e Sicilisë, Toskanës, Lacios, Emilia Romana, Pulia e Liguria.

Mega operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e 42 sipërmarrjeve në zotërim të këtij klani mafioz më vlerë rreth 60 milionë euro. Mes të arrestuarve është dhe bosi mafioz Pietro Tagliavia, kreu i klanit Brancaccio dhe i familjes mafioze ”Corso dei Mille”, i cili ndodhej aktualisht në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Akuza ndaj 34 të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz, grabitje, vjedhje, korrupsion, përgjegjës të kërcënimeve të dhunshme e armëmbajtje pa leje.

Hetimet e antimafias së Palermos kanë mundur të rindërtojnë të gjithë organikën e klanit mafioz Brancaccio. familjet përbërëse, rolin e çdo anëtari e mbi të gjitha kanë identifikuar elementët drejtues të këtij klani.

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu se ky klan mafioz kishte kontrollin e plotë ndaj një grupi sipërmarrësish me aktivitet industrial që operonin në rajone të ndryshme të Italisë. Sipërmarrjet janë përdorur nga klani mafioz për korrupsion, mashtrim fiskal, zotërim e monopolizim të territorit.

Ky grup sipërmarrësish ka mundur të jetë lider kombëtar në sektorin e konfeksionimit industrial.

Në kuadër të këtij megaoperacioni Finanza e Antimafia italiane ka kryer sekuestrime makinerish e automjetesh dhe në sipërmarrjet e lidhura me klanin mafioz të Bracaccios.

ME TE LEXUARAT