Para daljes në treg, probleme me karikuesin pa tela të iPhone 8?

Pothuajse të gjitha faqet e internetit të përkushtuara ndaj teknologjisë konsiderojnë se modeli i ardhshëm iPhone do të ketë me siguri edhe opsionin e mbushjes pa tela.

Ky do të ishte një lajm i mirë, por duket se prodhimi nuk po shkon sipas dëshirës.

Kliko per me shume info

John Gruber, gazetar i njohur i faqes Daring Fireball, thotë se do të ketë probleme me mbushësin pa tela, pasi që vetë prodhimi i këtyre mbushësve do të shtyhet.

LEXO EDHE:  Bugatti Veyron, e para në botë nga porcelani

Ai thotë se pjesa e harduerit është e gatshme, por duhet pritur prezantimin e vetë funksionit dhe po ashtu duhet pritur deri në ardhjen e përditësimit të ri iOS 11.1.

Në Apple nuk dëshirojnë të dëshpërojnë përdoruesit me shtimin e funksionit, të cilin ende nuk mund ta përdorin, transmeton KosovaPress.

Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit dhe nuk është e sigurt nëse parashikimet e Gruber do të realizohen.

LEXO EDHE:  Facebook tani e di çfarë është terrorizmi, hiqen 1.9 mln postime

Por, dëshpëruese është se Apple, sipas tij, do të shesë mbushësit pa tela ndaras nga telefoni dhe se pritet që edhe çmimi tyre të jetë i lartë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here