Ilustrimet shokuese, ja si ndikon ndarja nga njeriu i zemrës në jetën tënde (Foto)

Soft

Para se të krijosh një lidhje, jetesa është më e qetë.

Në momentin që krijon një lidhje, jeta jote merr një tjetër fytyrë. Përvec momenteve të lumtura, janë dhe momentet ku duket sikur jeta jote nuk ka më kuptim. Problemet e vazhdueshme, pabesia, mosmirëkuptimi, xhelozia, e shkatërrojnë qenien tëndë. Po pas ndarjes?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse ti ndahesh nga një person që e do, atëherë prit se më e keqja po vjen. Nuk ka më gjumë, qetësi, relaks, buzëqeshje, dëshirë për të bërë asgjë. Disa studiues, me ënë të disa fotove, tregojnë sesi ne e përjetojmë ndarjen nga njeriu ynë i zemrës:

1. Ankth dhe probleme me gjumë

Njerëzit janë të programuar për të ndjerë nevojë për kontakt njerëzor, dhe kur e humbim atë, ndjejmë dhimbje. Nevoja për kontakt përkeqësohet, duke shkaktuar ankth. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se dhimbja pas ndarjes aktivizon të njëjtën pjesë të trurit që stimulohet nga varësia ndaj kokainës.

2. Dhimbje gjoksi

Studime të ndryshme kanë treguar se pas ndarjes njerëzit marrin sinjale nervash që janë të lidhura me dhimbjen fizike. Këto sinjale të njëjta dërgohen kur një person digjet ose përvëlohet. Pasi dhimbja është në trurin tonë, këto sinjale kthehen në siklet të vërtetë: në këtë rast, dhimbje gjoksi ose dhimbje koke, transmeton Gazeta Express.

3. Probleme me lëkurë

Pavarësisht faktit se gjatë depresionit një person kujdeset shumë më pak për veten, gjendja e lëkurës përkeqësohet për shkak të hormoneve të stresit. Kjo mund të çojë në akne dhe madje edhe humbje të flokëve.

4. Dhimbje të muskujve

Në një gjendje depresioni, njerëzit kanë më shumë gjasa që të lëndohen, sesa zakonisht. Gjithashtu, për shkak të stresit, mund të paraqiten edhe spazma në muskuj, dhe muskujt mund të tkurren, duke shkaktuar dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, transmeton Gazeta Express.

5. Humbje të apetitit ose shtim të peshës

Pas një ndarje, shumë njerëz përjetojnë probleme me apetit. Por në terma të gjatë, ndarja mund të çojë edhe në shtim të peshës. Për shkak të stresit, qelizat bëhen më pak të ndjeshme ndaj insulinës, dhe trupi fillon të sekretojë edhe më shumë, duke përshpejtuar akumulimin e dhjamit.

Shtimi i peshës mund të jetë i lidhur gjithashtu edhe me pagjumësinë dhe mungesën e ushtrimeve. Në fund, stresi pengon traktin gastrointestinal, që shkakton dhimbje abdominale dhe diarre

 

ME TE LEXUARAT