I vjedh portofolin turistit, arrestohet adoleshenti në Kavajë

Aktualitet

Policia e Kavajës ka arrestuar një 17-vjeçar pasi akuzohet se i ka vjedhur një shumë lekësh kosovarit SH. K.,55 vjeç.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi me iniciale A . Ç. Vjedhja ka ndodhur në Golem, përballë kompleksit “Hëna”. Ndërkohë, policia njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.000 lekë të reja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga verifikimet rezulton se 17-vjeçari është edhe autor i një vjedhje tjetër.

ME TE LEXUARAT