I publikuan mesazhe banale me fansen, këngëtari shqiptar: Mos, kam nënë e motër
Një lajm qarkulloi sot në mediat online ku shiheshin bisedat private që këngëtari shkodran Luiz Ejlli kishte bërë me një fanse. Në fotot e publikuara, lexoheshin disa mesazhe banale që thuhet se janë shkëmbyer mes këngëtarit dhe një vajze.
Por pas publikimit të fotove ka reaguar menjëherë Luizi, duke kërkuar publikisht që të mos e turpërojnë emrin e tij në këtë mënyrë. Me anë të një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut Ejlli, pohon se emri i tij është keqpërdorur për disa klikime.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ka ditë që po merren me mua portale të ndryshme për të fituar 15 mijë lekë të vjetra për një postim që bëjnë. Më vjen vërtet keq që e bëjnë këtë gjë. Sot kanë publikuar gjoja sikur unë kam folur me një fjalor banal me dikë. Ju kërkoj në mënyrë të hapur, ju lutem mos e keqpërdorni emrin tim. Unë kam një familje, kam një nënë, kam një motër. Mos më demtoni në këtë mënyrë.”, citohet në mesazhin e Ejllit.