“Humb” pa gjurmë unaza 1 milion dollarëshe

Soft

Një unazë me vlerë 985 mijë dollarë ka humbur nga Muzeu Britanik prej vitesh, por vetëm tani është regjistruar zyrtarisht si e humbur.

Unaza me diamant që besohet t’i jetë dhuruar muzeut nga një person i paditur, fillimisht u raportua si e humbur në polici në vitin 2011.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i muzeut, i cituar nga “BBC”, tha se sipas procedurës së Muzeut Britanik, unaza deklarohet e humbur pesë vite pas raportimit fillestar të mungesës.

Muzeu tha se unaza nuk ishte në pjesën që shikohej nga publiku kur humbi. Që prej humbjes së unazës, Muzeu Britanik ka rishikuar dhe rritur investimet për të përmirësuar sigurinë në të gjithë ambientet, citon klan.

ME TE LEXUARAT