Hashash e alkool në Jalë? Monika Kryemadhi: Si i mbajmë nën kontroll të rinjtë e LRI dhe FRESSH

6401
Kliko per me shume info

Teksa qindra të rinj të forumeve rinore të LSI-së dhe PS-së kanë filluar ditët e pushimit në kampingun e Jalës, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një intervistë për ABCNews, ka folur për bashkëjetesën e të rinjve të dy forumeve, pavarësisht ‘armiqësisë’ së dy partive.

Një nga problematikat për të cilat gazetari e pyeti kryetaren e LSI-së, është edhe kontrolli i të rinjve për mos abuzimin me alkoolin apo përdorimin e ndonjë lloj droge.

Kliko per me shume info

Gazetari: Pse i mbani larg. Rilindja ka këtë damkën e drogës tani, që e keni akuzuar shpesh. Mos keni frikë se i mësojnë drogën?

Monika Kryemadhi: Në kampin tonë ka rregulla që nuk lejohen. Ka një rregullore që e nënshkruajnë të gjithë për përdorimin e alkolit, qoftë përsa i përket përdorimit të dfrogave që janë të palejueshme. Çdo njeri që kapet, kthehet mbrapsht dhe lajmërohet familja e tij dhe kjo ka qenë traditë dhjetëvjeçare.

Gazetari: Si i kontrolloni këto abuzime?

Kryemadhi: Kemi edhe ne strategjitë tonë, se s’mund t’i themi se pastaj e gjejnë antidotin, anti-kontrollin. Kontrolli është i rreptë. Nuk lejohet alkoli, nuk lejohen mjetet e ftohta, jo thika, jo kaçavida nga këto gjëra.

Ngaqë është bërë traditë tani. Se vitet e para i kapnim dhe i kthenim mbrapsht. Firmosin edhe rregullore tani. Janë të detyruar të pastrojnë banjot, të gatuajnë në guzhinë, pra më shumë është ndjenja e solidaritetit, se mungesa e lidhjeve, se gjërat janë shumë të lidhura me internetin me rrjetet sociale dhe duhet të mësojnë që jo çdo gjë duhet të jetë vanitoze.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here