Haradinaj fton LDK-në, Vetvendosjen e Listën Serbe në qeveri

Kliko per me shume info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia dorëzoi zyrtarisht presidentit të Republikës, rezultatin zyrtar të certifikuar të zgjedhjeve të 11 qershorit. Vetëm disa orë më vonë, Ramush Haradinaj, i nominuar i koalicionit PAN për kryeministër, bëri hapin e parë. Ai u dërgoi ftesa Vetëvendosjes, LDK-së e Listës Serbe, për takim, ku do të diskutohej mundësia e krijimit të një qeverie me bazë të gjerë. Vetëvendosje e LDK i kthyen përgjigje brenda ditës.

Në ditën kur KQZ-ja dorëzoi zyrtarisht në Presidencë dhe Sekretari të Kuvendit rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve të 11 qershorit, i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, nisi lëvizjet për krijimin e koalicioneve për të formuar Qeverisë.

Kliko per me shume info

Të hënën në selinë e AAK-së, Haradinaj fillimisht e priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie.

Pas takimit, deklarime për media nuk pati, ndërkohë që Haradinaj mbajti mbledhje me kryesinë e partisë.

Kur doli, tha se u ka dërguar ftesa për takim Vetëvendosjes, LDK-së, Listës Serbe dhe subjekteve tjera minoritare, për të shikuar mundësinë e një koalicioni të gjerë.

Disa orë më vonë, reaguan Vetëvendosje dhe LDK. Kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ktheu përgjigje përmes Facebookut. Ymeri tha se VV pranon të takohet me Haradinajn vetëm pasi ky i fundit të dalë prej koalicionit PAN. Ymeri tha se pranon të takohet me Haradinaj në kapacitetin e tij si kryetar i AAK-së.

Megjithatë, i pyetur nëse do të pranonte të tërhiqej nga koalicioni PAN, që të siguronte mbështetjen e Vetëvendosjes e LDK-së, Haradinaj tha se shikon për të shkuar para e jo prapa dhe se ato që i ka përfunduar nuk i diskuton.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ishte më i qartë. Ai tha se refuzon t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Haradinajt.

Takimet e partive me kryesitë e tyre dhe deklarimet publike të së hënës, janë të parat që nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, e që kanë të bëjnë me krijimin e institucioneve të reja.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here