“Kosova dhe Mali i Zi gabuan për tregun e përbashkët rajonal”

Kliko per me shume info

Bashkimi Evropian po synon të formojë një treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Lidhur me mundësitë e realizimin të këtij procesi, në Trieste të Italisë është duke u mbajtur Forumi i punës, në kuadër të Samitit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në hapjen e këtij forumi ka marrë pjesë Komisionari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Johannes Hahn, i cili është shprehur i kënaqur për mundësinë e realizimit të procesit.

Kliko per me shume info

“Jam shumë i kënaqur që liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e tyre, do ta konfirmojnë formimin e zonës ekonomike rajonale, duke na e mundësuar që të vazhdojmë me zbatimin e këtij koncepti. Kjo nënkupton krijimin e zonës prej rreth 20 milionë njerëzve, ku më në fund do të ekzistojë qarkullimi i lirë i mallrave dhe shërbimeve”, tha Hahn.

Ai ka sqaruar që zona e përbashkët ekonomike do të duhej ta përshpejtojë shkëmbimin tregtar në Ballkanin Perëndimor, i cili, siç tha ai, në krahasim me tregtimin me Bashkimin Evropian, aktualisht po stagnon.

“Ata që konsiderojnë që tregu ekonomik rajonal mund ta pengojë idenë e anëtarësimit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, po gabojnë. Bëhet fjalë për përgatitjen e rajonit për treg të unifikuar të Bashkimit Evropian, atëherë kur ato vende mund të bëhen pjesë e saj”, tha Hahn.

Komisioneri evropian, Hahn, ka qëndruar në forumin e biznesit, ku ishin të pranishëm ministrat e tregtisë dhe ekonomisë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Në takimin në Trieste janë duke marrë pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësuesit e gjashtë shteteve anëtare të BE-së, Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë.

Përveç zotit Hahn, Bashkimin Evropian në këtë takim e përfaqëson edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Në prag të këtij takimi, të martën, Federica Mogherini ka porositur në Bruksel se në Trieste do të bisedohet për “projekte konkrete” për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të rajonit dhe zbatimin e reformave. Njëkohësisht, protokolli zyrtar i takimit parasheh që pjesëmarrësit të nënshkruajnë marrëveshjen për transport të përbashkët, nga e cila pritet që të përshpejtojë integrimin e rrjetit të transportit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Pritet që Komisioni Evropian të paralajmërojë ndarjen e mjeteve të reja vjetore në kuadër të “paketës së lidhjes”, ndërkohë që vendet partnere të Ballkanit Perëndimor do të duhej që ta harmonizojnë planin e aksionit për zhvillimin e zonës ekonomike rajonale.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me herët ka dhënë detaje në lidhje me Samitin e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Trieste të Italisë. Qëllim i këtij Samiti, thuhet të jetë forcimi i bashkëpunimit rajonal për një rrugë më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.

Diskutimet, sipas informatave të publikuara nga zyra e BE-së, do të fokusohen në tri fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal: 1) Lidhshmëria, 2) Integrimi rajonal ekonomik/zhvillimi i sektorit privat dhe 3) Kontaktet mes njerëzve.

Italia është nikoqire e Samitit të katërt vjetor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një iniciativë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, e cila pason pas Samiteve në Berlin (2014), Vjenë (2015) dhe Paris (2016).

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here