Grabitën vilën e milionerëve indianë, arrestohen katër shqiptarët

Katër emigrante shqiptarë u arrestuan për disa vjedhje në vilat luksoze në ishullin e Mykonos në Greqi gjatë 20 ditëve të fundit.
Policia greke tha se në mesin e vilave të grabiturave ishte dhe një në pronësi të 3 milionerëve indianë, ku kishin marrë 20 mijë Euro.

Nga hetimet ka rezultuar se në vilën e manjatëve indianë, shqiptarët kishin marrë 1500 Euro, një orë me vlerë 15 mijë Euro dhe sende personale me vlerë 3500 Euro.

LEXO EDHE:  Pasioni i mori jetën, ja çfarë shkruante kameramani fatkeq në rrjete sociale (FOTO)
Kliko per me shume info

Shqiptarët janë të moshës nga 23 deri në 28 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Gjatë marrjes në pyetje, ata pranuan se kishin kryer 9 vjedhje në total, ku kishin marrë celularë, shuma parash, ora, laptopë, kamera dhe pajisje elektronike. Vlera e gjithë sendeve të vjedhura shkon deri në 122,600 Euro.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here