Gjykata Speciale, një nga arsyet që Qeveria s’do të jetë jetëgjatë

Kosovë&Rajon

Avokati i njohur, Tomë Gashi duke komentuar zhvillimet politike dhe debatin se kush i ka e kush nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë ka thënë se kjo do të kuptohet më 3 gusht.

“Unë besoj që Kushtetuta sa i përket rasteve të tilla, shumë shume e qartë, në seancën e 3 gushtit do të shihet gjithçka dhe do të hiqen teoritë e konspiracionit, a i ka apo nuk i ka dikush numrat”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Tani flitet për numrat, nëse arrijnë të krijojnë 61 numra, do ta formojnë Qeverinë dhe të gjithë e dinë se nuk do të jetë jetëgjatë, një prej arsyeve është Gjykata Speciale”.

Gashi që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë nëse partitë i përmbahen deklarimeve publike, do të ketë vështirë në zhvillimin e punëve të Kuvendit.

“Janë çështje të partive politike, por nëse Vetëvendosja e partitë tjera i përmbahen deklaratave e premtimeve që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Veselin atëherë i bie që do të ketë vështirësi teknike për fillimin e punës së Kuvendit dhe faktikisht pa filluar punën Kuvendi, nuk mund të bëhet Qeveria”.

Madje sipas tij, matematika e numrave mund të ndryshojë për shkak të disa deklaratave kontradiktore të disa deputetëve.

“Matemtatikat po i dimë, duken se disa deputetë kanë dhënë deklarata kontradiktore, kanë deklaruar se do ta votojnë Haradinajn e më pas është dukur se kanë labilitet, e kam fjalën për Teuta Rugovën dhe Labinot Tahirin”.

ME TE LEXUARAT