Prezantohet gazsjellësi që lidh Shqipërinë me Itali

Aktualitet

Të enjten u prezantua në Romë, projekti Eagle LNG, një gazsjellës italo-shqiptar, i cili parashikon të shtrihet nga një terminal pranë Levanit në Shqipëri, deri në brigjet e Italisë në Lendinuso, midis Brindisit dhe Lecce-s.

Projekti bën fjalë për një ndërlidhës, dhe përfshihet në rrjetin kombëtar të gazsjellësve të Ministrisë italiane të Zhvillimit Ekonomik dhe njihet si një infrastrukturë strategjike nga Bashkimi Europian për furnizimin me gaz. Gazsjellësi synon të furnizojë vendet e Ballkanit, kërkesa nga të cilat do të jetë gjithmonë e në rritje, si pasojë e gazifikimit të ulët të këtyre vendeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë prezantimit, Michele Emiliano, president i Regione Puglia, u shpreh se ky projekt shihet më favorizues për rajonin, i cili ndryshe nga TAP, përcaktohet kështu:

“Eagle LNG bazohet në një projekt me impakt të vogël në ambient, si në Shqipëri, ku anija e rigazifikimit është e ankoruar pesë kilometra larg një bregu të pabanuar dhe me pak rëndësi për mjedisin, si në Itali. Pika e takimit në Puglia, në jug të Brindisit, është zgjedhur me kujdes pas studimit të impaktit mjedisor. Përshkimi i gazsjellësit në det nuk kalon nga koralet, ndërsa zona e takimit nuk shtrihet në zona të mbrojtura, ka një zhvillim të ulët urban dhe është pranë rrjeteve rrugore si dhe pranë pikës së lidhjes me rrjetin shpërndarës të Snam Rete Gas”.

Kjo zonë takimi në Torchiarolo ishte konsideruar edhe nga TAP fillimisht, i cili më pas zgjodhi të zhvendoset në San Foca.

Gazsjellësi nënujor me diametër prej 71 centimetrash do të lidhë terminalin në Shqipëri me rrjetin energjetik italian në një gjatësi prej 110 kilometrash, me një thellësi maksimale prej 815 metrash. Pasi të zbarkojë në Itali, tubat do të përshkojnë edhe 18 km të tjerë nga plazhi deri tek rrjeti kombëtar me presion të lartë. Kapaciteti i gazsjellësit është prej 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit.

Eagle është gazsjellësi i tretë që do të transportojë gaz mes Italisë dhe Ballkanit, të tjerët janë TAP dhe Igi-Poseidon.SCAN

ME TE LEXUARAT