Trajneri i Kombëtares, FSHF bie dakord me trajnerin Christian Panucci?

Kombetarja shqiptare duket se tashmë është me një trajner të ri. Christian Panucci ka eshte kualifikuar përballë rivalëve të tjerë duke bindur drejtuesit e FSHF-së.
Madje për takimin e fundit midis Christian Panuccit dhe Luigi De Canios, presidenti Duka ka udhëtuar drejt Romës, atje ku ka bërë dëgjesën e fundit dhe ka marrë vendimin për Panucin.

Ish lojtari i Milanit, Realit dhe Romës ka pasur një karrierë modeste si trajner, duke qenë ndihmësi i Fabio Kapelos me Rusinë , por edhe trajner i Livorno dhe Tenana.
Por grinta e tij dhe shifrat logjike të kërkuara për kontratën kanë bërë që ai të jetë pasardhësi i De Biazit.

Kliko per me shume info

Marrëveshje midis FSHF-së dhe Panuccit do të jetë një marrëveshje me afat kohor 2 vjet e katër muaj. Nuk dihet ende saktësisht sa do të marrë trajneri për marrëveshjen e arritur.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares. Institucioni qeverisës i futbollit në vend bën me dije se presidenti
Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm dhe konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here