Fshehën drogë dhe “çokollatë” në makinë, ja si u zbulua çeku dhe gjermani në Qafë-Thanë

Aktualitet

Policia kufitare në Qafë-Thanë ka arrestuar dy shtetas të huaj, një gjerman dhe një çek si dhe procedohet në gjendje të lirë shoqëruesja e njëtit prej tyre, një vajzë 18-vjeçare, pasi në mjetet me të cilat udhëtonin policia gjeti 4,5 gr kanabis dhe 6 gr lëndë e dyshuar narkotike resin (çokollatë).

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Petr Porada, 35 vjeç, banues në Pragë-Çekii dhe Claus Benten, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani. E proceduara në gjendje të lirë është T.G, 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki, që udhëtonte me Petr Porada në momentin që policia i kapi me drogë në makinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SI U KAPËN CEKËT DHE GJERMANI

Më datë 21.07.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek Petr Porada i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me targa 6A23403 me pasagjere shtetasen T.G. Gjithashtu edhe shtetasi gjerman Claus Benten, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota” me targa OSC909. Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia.

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • 2,6 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek. • 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.

Veprimet proceduriale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

ME TE LEXUARAT