Frikë dhe panik në Londër, tymi pushton qytetin, digjen banesat 1 milionë dollarëshe

Bota

Një shpërthim i madh zjarri ka ndodhur në lindje të Londrës duke djegur disa apartamente të reja, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz, njoftojnë mediat vendase.

Në skenën e ngjarjes sjkruan menjëherë 80 zjarrfikës që u kujdesën për 5 katet e djegura, të cilat kishin vlerë marramendëse rreth 1 milionë dollarë secila.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishte një pallat me apartamente të reja që po ndërtohej, ndërsa mendohet se zjarri u shkaktua në çati prej paneleve diellore. Zjarrfikëset njoftuan se apartamentet në Bethnal Green morën flakë rreth orës 11.10 të mëngjesit.

“Vura re flakët kur po dilja nga apartamenti im dhe nxitova të shihja cfarë po ndodhte dhe kuptova se ishte ndërtesa përballë. Ishtë një pallat i ri me apartamente drejt përfundimit të ndërtimeve.

Përhapja e flakëve po përqendrohej në panelet diellore,” – tha një dëshmitar për Dailymail. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e shpejta janë në gjendje alarami pas tragjedisë në Grenfell Toëer që la të vdekur dhjetra njerëz.

ME TE LEXUARAT