Forcat Speciale zbulojnë sekretet….FOTOT

Anëtarë të njësisë së Forcave Speciale Britanike kanë befasuar duke publikuar foto në një profil në “Facebook” nga operacione sekrete.

Më shumë se 2 mijë postime në një profil të hapur në “Facebook” janë bërë nga anëtarë të forcave SAS. Në foto janë kapur momente nga stërvitjet, por edhe nga fronti i parë i luftës, mendohet në Irak.

Kliko per me shume info

Në të tjera foto, pasqyrohen armatimet, automjetet, por edhe pajisje të veçanta nga operacionet e tyre. Anëtarët e SAS e kanë kategorikisht të ndaluar publikimin e të tilla imazheve.

Publikimi i fotove vjen në mes të një hetimi dhe akuzave të ngritura ndaj Forcave Speciale Britanike për vrasjen e civilëve të pafajshëm në provincën e Helmandit në Afganistan./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here