Flamurtari me 6 pikë më pak, reagon ashpër Idrizi: Çfarë të bëj unë tani?!

Kliko per me shume info

Një ditë më parë, në ambientet e FSHF-së është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit të 79-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që në orët e mbrëmjes gazeta “Panorama Sport” ka zbuluar letrën që KAS ka sjellë në klubin Flamurtari për çështjen “Gjoka”.

Gjykata e Lozanës ka refuzuar gjykimin për shkak të mospagesës nga klubi vlonjat të tarifës së nevojshme dhe kësisoj tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i heqjes së gjashtë pikëve të tjera nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

Kliko per me shume info

SHKRESA
KAS-i ka dërguar në Klubin e Futbollit Flamurtari shkresën zyrtare që e skualifikon klubin vlonjat nga shqyrtimi i çështjes “Gjoka” për mospagesën e hapjes së gjyqit. Gazeta “Panorama Sport” disponon ekskluzivisht letrën e KAS-it që ka mbërritur në klub. Pas mbërritjes së kësaj shkrese, administratori Sinan Idrizi tha dje për “Panorama Sport” se atyre që u dhimbset Flamurtari ta zgjidhin këtë çështje, ndërsa rikonfirmoi edhe një herë se pritet të hiqen pikët.

“Ka mbërritur në klub shkresa nga KAS që na skualifikon për shkak se nuk kemi bërë pagesën për hapjen e gjyqit ndaj ish-trajnerit Gjoka. Unë e thashë që nuk kisha punë të merresha me këtë çështje. Ishin të tjerë ata që duhet ta ndiqnin, bashkia ose Shpëtim Gjika që ka ikur në drejtim të paditur. Ku janë ata që u dhimbset Flamurtari? Tani do të na hiqen pikë, por do të paguhet edhe Gjoka. Më thoni tani çfarë të bëj unë? Unë ndërtoj superekip dhe shikoni çfarë na ndodh…”, tha Idrizi.

SHORTI
Ndonëse duhet pritur rreth 60 ditë për nisjen e kampionatit të 79-të kombëtar të futbollit, dje në ambientet e FSHF-së është mësuar kalendari i Superiores. Sekretari i Përgjithshëm i federatës, Ilir Shulku, së bashku me shefin e sektorit të Garave, Lysjen Nurishmi, kanë drejtuar shortin për të përcaktuar edhe kalendarin e kampionatit të 79-të të futbollit. Skuadra kampione në fuqi e Kukësit do të startojë kundër Kamzës. Në javën e dytë kampionët në fuqi sfidohen nga Partizani, ndërkohë që të kuqtë udhëtojnë drejt transfertës korçare një javë më pas.

 

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here