Fillon Raundi i Dytë i Praktikave Profesionale në TAP

Aktualitet

Tiranë, Shqipëri. Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka përzgjedhur shtatë studentët në raundin e dytë të programit të praktikave profesionale në Shqipëri. Nga muaji korrik e deri në dhjetor të këtij viti, studentë e përzgjedhur do të njihen nga afër me praktikat e departamenteve kryesore në TAP të mbikëqyrur nga ekspertët më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë të fushës së energjisë.

Mbi 200 studentë nga më shumë se 20 universitete shqiptare kanë aplikuar në raundin e dytë të programit të praktikave profesionale në TAP. Praktikantët e përzgjedhur do të punojnë pranë departamenteve të Financës; Ndërtimit të tubacionit; Shëndetit, Sigurisë teknike dhe Mjedisit; Menaxhimit të Palëve të Interesit; Blerjes dhe Servitutit të Tokës, Menaxhimi i Tokës; Kontrollit të Kontratave / Prokurimet; dhe Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (CSR).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Eralda Zela, praktikante e përzgjedhur shpreson që kjo eksperiencë në TAP do ta ndihmojë në të ardhmen e saj profesionale. “Nga programi i praktikës profesionale shpresoj të zhvilloj njohuritë e mia praktike, që është një mundësi e rrallë për studentët. Do mundohem të përfitoj maksimalisht nga burimet që TAP na ka vënë në dispozicion pasi dëshiroj shumë që ky program të jetë një pikënisje për të ardhmen time profesionale.”

“Manaxhimi i palëve të Interesit është një funksion relativisht i ri në Shqipëri. Në fund të programit të praktikës profesionale, pres që të kem përfituar eksperiencë të vyer për karrierën time në të ardhmen. TAP më ka krijuar një mundësi të rrallë dhe shpresoj që të marr më të mirën nga ky program duke ju përkushtuar plotësisht.” thotë Anisa Berisha, një student tjetër e përzgjedhur për raundin e dytë të programit të praktikave profesionale.

Studentët e përzgjedhur kanë përfunduar studimet bachelor, ose janë të regjistruar në një program pasuniversitar, ose ndjekin një program master në një fushë që lidhet me praktikën profesionale. Ky program do t’u mundësojë studentëve të përgatisin raste studimore, projekte dhe tema specifike bazuar në përvojën e tyre në TAP.

Programi i praktikës profesionale ka për qëllim të mbështesë synimet për karrierë të studentëve dhe t’i ndihmojë ata të jenë të suksesshëm përtej sallave të leksionit. Raundi i parë i praktikave profesionale (nëntor 2016 – maj 2017) tregoi që praktikat profesionale shërbejnë gjithnjë e më shumë si shtytëse drejt punësimit. Përveç studentëve që janë pjesë e programit të praktikave profesionale, në TAP kanë zhvilluar praktikën mësimore edhe mbi 20 studentë të tjerë pranë ekipit të trashëgimisë kulturore

TAP-i ka për synim të identifikojë, tërheqë dhe mundësisht të mbajë kandidatët më të kualifikuar dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë karrierën e tyre. Programi i praktikave profesionale është pjesë e asaj përvojë që TAP do të lërë në Shqipëri, përmes investimit në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore në vend, veçanërisht profesionistëve të rinj në industrinë e energjisë.

FUND

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP), në kufirin turko-grek në Kipoi, do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Rruga që përshkon TAP-i mund të përmirësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vende të tjera. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si në Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Zvicër dhe Austri.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës, gjatë gjithë gjurmës së gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh investimesh të huaja direkte dhe nuk varet nga grante, apo subvencione. Pas fillimit të tregtimit të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, synuar të nisë në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit do të mbërrijë në Evropë në vitin 2020.

Aksionarë të TAP-it janë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

ME TE LEXUARAT