Femra, tamponi është një zgjidhje e vazhdueshme? Bëni kujdes! Lexoni arsyet përse nuk duhet ti përdorni

Soft

Përdorimi i tamponëve sado që ju nxjerr nga situatë, është një ide e keqe përsa i përket aspektit shëndetësor.

Kur tamponët nuk përdoren sipas udhëzimeve dhe nuk ndërrohen siç rekomandohet në çdo tetë deri në 12 orë, ekziston rreziku nga “Sindromi Shock Toksik “, thotë Jessica Shepherd, MD, asistente e obstetrikës klinike dhe gjinekologjisë. TSS mund të çojë deri tek inflamacioni dhe madje edhe dështimin e organeve nëse nuk kapet me kohë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tamponët gjithashtu mund t’u lënë rrugën hapur infeksioneve bakteriale nëse harroni që keni një të tillë dhe e lini atë gjatë kohë, thotë Shepherd.

Megjithatë, ajo vë në dukje se tamponët janë “relativisht të sigurt” dhe “vetëm shkaktojnë probleme kur ato nuk përdoren siç duhet apo siç është e udhëzuar”.

Ndërsa sa i përket përbërësve nga të cilat përbëhen tamponët, për të cilët thuhet se janë potencialisht të rrezikshëm, FDA në SHBA, e cila rregullon ligjet për tamponët, thotë se produktet janë prej pambukut, pëlhurës së trashë, apo një përzierje nga të dyja, duke vënë në dukje se pëlhura është e bërë nga fibra celuloze që rrjedhin nga druri.

Mirëpo keni kujdes mos blini llojet të cilat kanë aroma, pasi që ato përmbajnë kemikale shtesë dhe shkaktojnë irritim

ME TE LEXUARAT