E rëndë/ Përfshihet nga flakët një pallat 28- katësh, raportohen 3 viktima

Bota

Një ngjarje e rëndë është raportuar në kryeqytetin e Hawaii-t, Honolulu ku të paktën tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë u plagosën si pasojë e rënies së zjarrit në katin e 26-të.

Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë evakuuar qindra persona, ndërkohë që flakët u shpërndanë edhe në katet e tjera të pallatit me 568 apartamente. Një helikopter dhe qindra zjarrfikës janë impenjuar për të fikur zjarrin e cili ka arritur deri në katin e 28-të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kjo ngjarje, ende nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.

ME TE LEXUARAT